• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Non grata”/ Avokati i Berishës Berishës ndaj Blinken, Le Borgne: Nderi duhet mbrojtur dhe përballë më të fortëve

22/05/2021
in Politikë
0
“Non grata”/ Avokati i Berishës Berishës ndaj Blinken, Le Borgne: Nderi duhet mbrojtur dhe përballë më të fortëve

Në një intervistë ekskluzive siguruar nga gazetari Genc Burimi për ‘BalkanWeb’, 71 vjeçari Jean Yves Le Borgne, avokat i pajtuar nga ish kryeministri Sali Berisha për të ndjekur betejën ligjore në Francë kundër DASH, e konsideron legjitime ngritjen e kësaj padie.

Në intervistën për ‘BalkanWeb’, Le Borgne sqaron se është kontaktuar nga vetë Sali Berisha i cili e ka vënë në dijeni për vendimin e DASH, për ta shpallur atë dhe familjen e tij non grata në SHBA, si edhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.

Pyetjes nëse përbën pengesë imuniteti i z.Antony Blinken, për dërgimin e dosjes për gjykim, avokat Le Borgne thotë se në padinë për shpifje, e ngritur në këtë rast nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk nevojitet që i pandehuri të jetë i pranishëm. “Ai mund të gjykohet në mungesë”– thotë Le Borgne.

“Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëm i llojit të dëmshpërblimit financiar që në rastin e shpifjes në Francë janë dënime relativisht të moderuara.”- shton avokati francez, ndërsa thekson se aksioni juridik do të mbështetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë.

Intervista e Plotë:

Zoti Avokat, opinion publik në Shqiperi eshte i interesuar te kuptoje fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shpifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken

Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj cdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shpifje është botuar në websitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.

Zoti avokat, në bazë të kësaj llogjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali per shembull.

Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i pergjigjem kesaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin ne keto vende nese ato e lejojne nje lidhje te tille territorialiteti nepermjet internetit. Per rastin ne France jam i sigurt dhe e marr e persiper. Nese shpifesh ne France, drejtesia ta merr ne konsiderate padine dhe publikimi i nje shpifje ne internet eshte si publikim ne territorin francez.

A e njihnit personalisht zotin Berisha?
Jo tamam. Kemi nje mik te perbashket. Eshte ai qe me kontaktoi dhe me shtjelloi rastin se ish -presidenti dhe ish-kryeministri i Shqiperise eshte shpallur persona non grata nga Departamenti amerikan I shtetit , fare pa baza sipas tij, dhe me kerkoi se cfare keshille mund te jepja une si avokat. Dhe aty i propozova qe une mund ta merrja persiper mbrojtjen e interesave te zotit Berisha mbi bazen e argumentimit juridik qe jua detajova me pare. Publikimet ne internet mbulojne edhe territorin francez, ndaj eshte juridikisht e mundshme te konsiderohet se publikimi ne fjale ka ndodhur ne territorin francez dhe si i tille te gjykohet nga nje gjykate korreksionale franceze kur paditesi argumenton se publikimi qe ai padit permban elemente shpifes

A jeni optimist per suksesin e procedures qe po ndermerrni?
Do te kemi nje sukses te pare, kur padia te merret juridikisht ne konsiderate ne kuptimin qe drejtesia franceze te caktoje nje gjykates hetuesiI cili do ta shqyrtoje dosjen dhe me pas t’ja paraqese nje trupi gjykues per gjykim ne nivelin e gjykates korreksionale.

Po imuniteti i Antony Blinken a nuk do te perbente nje pengese serioze per çuarjen ne gjykim te padise ?
Ne parim po. Veçse padia per shpifje nuk nevojit qe i pandehuri te jete i pranishem. Ai mund te gjykohet ne mungese. Sido qe te jete, kemi te bejme ne nje afere me vlere me shume te karakterit simbolik. Denim nese do te kete, eshte vetem i llojit te demshperblimit financiar qe ne rastin e shpifjeje ne France jane denime relativisht te moderuara. Por simbolika me e madhe rezulton tek imazhi i nje perplasjeje qe ne frengjisht e cilesojme ne menyre fiugurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur perballe ke me te fortet. Ky eshte sensi i drejtesise.

Se fundi a keni hasur ne nje jurisprudence ne France te ngjashme me rastin e zotit Berisha?
Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht eshte e pjese e punes sime te hulumtoj ne anale per dosje te ngjashme. Por pertej egzistences se rasteve analoge, aksioni im juridik do te mbeshtetet mbi parimet e drejtesise qe operojne ne France, shpifja ne internet edhe nese eshte kryer ne nje vend tjeter, asimilohet me nje shpifje ne France duke qene se interneti e ka perhapur ate dhe ne France.

Marrë nga Balkanweb

Tags: albanewsAvokati i sali berishesitalinon grata
Previous Post

1 viktimë dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Next Post

Pink: Përse nuk doja të bëhesha nënë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Pink: Përse nuk doja të bëhesha nënë

Pink: Përse nuk doja të bëhesha nënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.