Pas një ndërprerjeje prej më shumë se dy orësh është normalizuar situata me aplikacionin e KZQ. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një mesazhi në “Twitter”.
Tashmë kanë rifilluar raportimet për pjesëmarrjen dhe për ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit të KQZ-së.
“Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ”, shkruhet në njoftimin e publikua.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të dielë ka nisur procesi i votimit për 12 qarqe në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes të dhënave që disponon deri në këto momente bën me dije se pjesëmarrja e votimit është e lartë, edhe pse konfirmojnë se akoma nuk kanë informacion për shumicën e qendrave të votimit.
Ndërkohë sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total deri në orën 14:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 2207 qendra votimi ku deri më tani vihet re se nga 1274400 qytetarë, kanë votuar 453 940 qytetarë.
Deri më tani numri i votuesve që kanë marrë pjesë janë 35.59 %.