KABUL- Qindra afganë kanë protestuar ditën e sotme jashtë një banke në Kabul. Aljazeera shkruan se protestuesit në New Kabul Bank, të cilët përfshijnë shumë nëpunës civilë që kërkojnë pagat e tyre.
Sipas tyre, ata nuk janë paguar për tre deri në gjashtë muajt e fundit. Ata thanë se edhe pse bankat u hapën tre ditë më parë, askush nuk ka qenë në gjendje të tërheqë para. Makinat ATM janë duke funksionuar, por tërheqjet janë të kufizuara në rreth 200 dollarë çdo 24 orë.