Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se buxheti i projektuar për vitin 2021 nuk ka një plan të qartë për mbrojtjen e biznesit nga pasojat e pandemisë së COVID-19.
Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit thekson se biznesi i vogël, është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta.
Sipas tij biznesi i vogël nuk është lehtësuar për të përballuar koston e energjisë elektrike, të ujit dhe shërbimeve të tjera, si dhe koston e pagesës së qirasë së ambienteve.
Postimi i plotë:
Buxheti 2021 NUK KA një plan të qartë për MBROJTJEN E BIZNESIT nga pasojat e COVID-19.
Biznesi i vogël, është RËNDUAR nga TAKSA DHE TARIFA TË LARTA dhe NUK është lehtësuar për të përballuar:
– Koston e energjisë elektrike
– Të ujit dhe shërbimeve të tjera
– Koston e pagesës së qirasë së ambienteve