• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nuk ka të ndalur ikja, mbi 13 mijë shqiptarë u regjistruan si azilkërkues në Britani për 9 mujorin 2022

19/12/2022
in Sociale
0
Të gjithë drejt Gjermanisë, 27 mijë shqiptarë ikën zyrtarisht në 3 vjet

Numri i shqiptareve që aplikojnë si azilkërkues në Britaninë e Madhe po rritet me shpejtësi këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë. Në tremujorin e tretë të këtij viti numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6 mujorin e parë ku kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë. Në të gjithë 9 mujorin e këtij viti Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria.

Disa zona të Veriut të Shqipërisë po boshatisen më shpejtësi kryesisht qarku i Kukësit i cili ka lidhje të forta me emigracionin në Britani.

Më shumë se gjysma e azilkërkuesve nga Shqipëria hynë në territorin britanik me gomone nga Franca në udhëtime mbi 8 ore shpesh duke rrezikuar jetën. Vala e emigrimit në këtë mënyrë u nxit nga çmimi më i lirë me gomone (3000 paund) në raport me mbi 20,000 mijë paund që arriti vlera e transportit me kamion.

Autoritet britanike konsiderojnë se kalimet me varka të vogla janë të rrezikshme dhe të panevojshme për shqiptarët. Shqipëria sipas tyre konsiderohet një vend i sigurt. “Në përgjithësi në Shqipëri apo pjesë të tij nuk ka asnjë rrezik serioz persekutimi të personave që jetojnë atje”, cilëson informacioni i qeverisë Britanike që shoqëron statistikat e emigracionit.

Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur më shumë se katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 3,578 shqiptare. Çdo kërkesë për azil shqyrtohet në bazë të rrethanave individuale të personave dhe mundësia për t’iu dhënë mbrojtje do të ndryshojë sipas nivelit të rrezikut.

Të dhënat britanike tregojnë se, shqiptarët në përgjithësi kishin më pak gjasa për të përfituar azil sesa kombësitë e tjera. Shqiptarët përfitojnë 53% të normës së grantit, krahasuar me 76% të kombësive të tjera. Shumica e shqiptarëve që kalojnë kanalin me varka të vogla janë meshkuj. Nga viti 2018 deri në qershor 2022, 95% e shqiptarëve që arritën në Britani me gomone ishin meshkuj.

Në BE dhe Britani kanë kërkuar azil gjithsej 21.3 mijë persona për 9 mujorin

Nga ana tjetër të dhënat e Eurostat që i referohen 9 mujorit 2022 tregojnë se në vendet e BE -së janë regjistruar gjithsej 8,115 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Europë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë.

Vetëm nëpërmjet azilit kanë ikur nga vendi rreth 21.4 mijë vetë në 9 mujor, pa llogaritur personat që ikin me studime, me kontrata pune, me bashkim familjar etj. Kjo shifër është gati sa aplikimet për azil në BE në 2019-n (ku përfshihej dhe raportimi i Britannisë), përpara se të fillonte pandemia. Vendi po zbrazet me shpejtësi sa çdo vit shuhet një qytet./B.Hoxha

Burimi: Eurostat, EUAA për 2021, shifrat e 2020-2021 nuk përfshijnë Britaninë, 2022 burimi Eurostat dhe Mbretëria e Bashkuar
Tags: albanewsazilkerkuesitemigrimi i shqiptareveikja e shqiptareve drejt britanise
Previous Post

Dosja “Babale”, shtyhet për të gjashtën herë gjyqi për Ervin Salianjin

Next Post

Gjykata e Lartë aprovon planin e qeverisë britanike: Azilkërkuesit do të deportohen në Ruanda

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Britania e Madhe rikthen sistemin e vizave nga 1 janari

Gjykata e Lartë aprovon planin e qeverisë britanike: Azilkërkuesit do të deportohen në Ruanda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga çfarë keni frikë? Jeni aleatë?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.