Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon në “Facebook” videon e një prindi, i cili e ka shumë të vështirë të përballojë jetesën.
Në video prindi shfaqet bashkë me të bijën e vogël, e cila nuk mban dot lotët, ndërsa Basha thekson se ka ardhur koha të largohet Rama.
“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, thekson Basha.
Në mesazhin e tij prekës, prindi thekson se “Nuk kisha mundësi t’i blija librat e shkollës. I kërkova, i gjeta diku në vend tjetër dhe ia bleva pas 3-4 ditëve. Ishin trembur se të gjithë i kishin blerë, këto akoma, ose fletore, ose ndonjë laps. Më shumë i kam marrë dhe me listë dhe i paguaj çdo fund muaji dhe pothuajse po kështu vazhdoj”.