Për të dytin edicion rradhazi, Gjermania nuk ka arritur të kalojë në fazën me eleminim direkt. Edhe pse arriti të triumfonte me rezultatin 4-2 kundër Kosta Rikës, “pancerat” të drejtuar nga tekniku Hansi Flick, nuk i kanë përmbushur “kriteret” e kualifikimit.
Ndeshja nisi me “pancerat” në sulm, të cilët arritën të gjenin golin, që në minutën e 10’ me Serge Gnabry, por pa arritur të shfrytëzonin rastet e panumërta të krijuara nga Musiala e Sane.
Me startin e pjesës së dytë, skuadra e Flick vazhdoi të sulmonte portën e Kosta Rikës, por në minutat 58’ dhe 70’, Tejeda dhe Vargas “përmbysën” rezultatin në 2-1.
Reagimi i “pancerave” do të ishte i menjëhershëm me sulmuesin e Chelsea, Kai Havertz, që do të gjente rrugën e rrjetës dy herë në minutën e 73’ dhe të 85’, për të kaluar sërish të tijët në avantazh. Gjermania do të shënonte edhe në minutën e 91’, me Niclas Fullkrug, por pa mundur dot të siguronte sasinë e nevojshme të golave, për të kaluar në fazën e 1/16-ve.
Ndërkaq, në anën tjetër Japonia ka mundur Spanjën dhe ka peshkuar Kroacinë në raundin tjetër, ndërsa Spanja do të përballet me Marokun e vendit të parë, të grupit F.