Ori Nebijaj është bërë nostalgjike për periudhën kur bënte fushatë me Partinë Demokratike. Ndonëse nuk u bë pjesë e Kuvendit, ajo ruan kujtime të mira nga ky moment.
Pak minuta më parë, Nebijaj ka publikuar në rrjetet sociale një foto, në krah të së cilës shkruan: “Nga ‘ditari’ i nje fushate, ku vec nisi e mori forme nje rrugetim i gjate!”.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, ajo mori 5,599 vota dhe nuk arriti që të zgjidhej deputete duke thyer herësin.
Nebiak ishte numri 18 në listën e Tiranës, ndërsa demokratët fituan 15 mandate në kryeqytet.