Numër i lartë vdekjesh nga COVID-19 në 24 orët e fundit. MSH bën të ditur se 20 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, teksa janë 847 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.