Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 46,856,468 ndërsa numeri i të vdekurve ka shkuar në 1,205,745. Nga 45 milion raste të gjitha me Covid-19, 11,877,733 janë raste aktive ndërsa 33,772,990 e kanë kaluar virusin.
Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, në të cilën janë gjithësej 9,474,845 raste të shënuara aktive, dhe 236,473 kanë humbur jetën, India është në vend të dytë me 8,229,322 raste pozitive dhe 122.642 persona kanë humbur jetën, në vend të tretë është, Brazili me 5,545,705 raste pozitive dhe me 160,104 viktima, vendi i 4 në botë për nga rastet pozitive me Covid është, Rusia me 1,655,038 dhe me 28,473 humbje jete. Në vend të 5 është, Franca me 1,413,915 raste pozitive dhe me 37,019 humbje jete, ndërsa ne vend të 6 është, Spanja me 1,264,517 raste pozitive dhe 35,878 persona kanë humbur jetën. Në vend të 7 është, Argjentina me 1,173,533 raste pozitive dhe me 31,140 perona që kanë humbur jetën, në vend të 8 është, Kolumbia me 1,083,321 raste pozitive totale dhe 31.515 persona që kanë humbur jetën. Në vend të 8 është, Britania e Madhe me 1,034,914 persona të infektuar dhe 46,717 humbje jete, ndërsa ne vend të 10 është, Meksika me 929.392 raste të regjistruara pozitive dhe 91,895 humbje jete.
Vala e dytë e pandemisë i ka goditur të gjithë botën. Shumë vende kanë ashpërsuar masat anti-Covid këto javët e fundit. Disa nga vendet me të prekura në botë nga vala e dytë e pandemisë e kanë vendosur vendin në karantinë të pjesshme ku në to bëjnë pjesë Franca, Spanja, Italia, Irlanda e Veriut, Belgjika, Greqia, dhe Gjermania të cilat, masat parandaluese të Covid-19 do të hyjnë sot në fuqi.