Pas pushimeve për festa, nxënësit do të rikthehen nesër në shkolla. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në facebook, u ka rikujtuar nxënësve dhe mësuesve që të jenë të kujdesshëm për masat anti-COVID dhe higjienën.
“Të dashur nxënës, shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë. Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin. Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë. Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!”, shkruan Kushi.