Wuhan- Ekipi i OBSH-së në Kinë ka nisur nga puna kërkimore se si ‘shpërtheu’ COVID-19 dhe u është dhënë qasje e pakufizuar në kërkimin e tyre për të zbuluar se si filloi pandemia.
Sipas Mirror zoologu britanik Peter Daszak i tha CNN se ekipi i tij i hetuesve kishte dorëzuar një listë të vendeve për të vizituar dhe njerëzve për të folur, duke mos marrë asnjë kundërshtim nga autoritetet kineze, me shpresën që hetimi i OBSH-së do të hedhë dritë mbi origjinën e Covid-19 dhe sesi virusi, që besohet të ketë filluar në një treg ushqimesh të gjalla në qytet, erdhi për të shkatërruar botën gjatë 12 muajve të fundit.
“Ne jemi akoma duke bashkuar prova, kështu që ne po shikojmë provat e kafshëve, çfarë është shitur në treg dhe nga erdhi, cilat lloje kafshësh janë ato, ”- shprehen ekspertët e OBSH-së.
Sipas tij, ekipi i OBSH-së ka gjetur prova në laboratorin ku dyshohet se është krijuar COVID-19, por duhet punë e gjatë para se të dalin në përfundime.