SHBA- Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, duket i shqetësuar për rritjen e rasteve me virus. Mediat e huaja raportojnë se për Tedros, qarkullimi i njëkohshëm i varianteve Delta dhe Omicron të koronavirusit po krijon një “cunam të rasteve”.
‘Delta dhe Omicrom tani janë kërcënime binjake duke i çuar rastet në shifra rekord, duke çuar në rritje të shtrimit në spital dhe vdekje. Jam shumë i shqetësuar që Omicron, duke qenë shumë i transmetueshëm dhe i përhapur në të njëjtën kohë me Delta, po çon në një cunami rastesh,’-tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Tedros përsëriti thirrjen e tij për vendet që të ndajnë vaksinat në mënyrë më të barabartë dhe paralajmëroi se theksi në përforcuesit në vendet më të pasura mund t’i lërë kombet më të varfra pa vaksina. Ai tha se OBSH po bënte fushatë që çdo vend të arrijë një objektiv prej 70% të mbulimit të vaksinave deri në mesin e vitit 2022, gjë që do të ndihmonte në përfundimin e fazës akute të pandemisë.