Pothuajse një në tre gra në mbarë botën përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj; një sjellje kriminale që është përhapur gjatë pandemisë, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën, përmirësojnë sherbimet për viktimat dhe të trajtojnë pabarazitë ekonomike që shpesh i detyrojnë gratë dhe vajzat që të qëndrojnë në marrëdhënie abuzive.Djemtë duhet të edukohen në shkollë lidhur me nevojën e respektit të ndërsjellë në marrëdhënie dhe miratimit të ndërsjellë për marrdhënie seksuale, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 31% e grave nga mosha 14 – 49 ose deri 852 milionë gra kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, tha OBSH-ja në atë që e quajti studimin më të madh të kësaj natyre ndonjëherë, duke përfshirë të dhëna nga shtetet dhe anketa nga viti 2000 deri në vitin 2018.