GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve evropiane të intensifikojnë masat e koronavirusit ndërsa rajoni merret me një variant të ri që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge tha të Enjten se ishin të nevojshme masa të mëtejshme për të rrafshuar vijën e pjerrët vertikale të rasteve në rritje në disa vende raporton CNN.
Ndërsa varianti duket se përhapet më lehtë se të tjerët, nuk ka asnjë provë që është më vdekjeprurëse ose shkakton sëmundje më të rëndë. Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu kanë minimizuar mundësinë që vaksinat e koronavirusit të mos funksionojnë kundër variantit.
Kluge, duke folur gjatë një konferencë për shtyp të Enjten, tha se varianti i Mbretërisë së Bashkuar tani është zbuluar në 22 vende në të gjithë rajonin Evropian të OBSH-së.
“Kjo është një situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohe duhet të bëjmë më shumë sesa kemi bërë dhe të intensifikojmë shëndetin publik dhe masat sociale për të qenë të sigurt se mund të rrafshojmë vijën e pjerrët vertikale në disa vende,”– tha Kluge.
‘’Vlerësimi ynë që ky variant është shumë shqetësues, me kalimin e kohës, mund të zëvendësojë linjat e tjera qarkulluese siç shihet në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithnjë e më shumë në Danimarkë,” – shtoi ai.
Kluge më pas u kërkoi vendeve të zbusin këtë barrë duke bërë gjithçka munden për të zvogëluar transmetimin dhe për të rritur vigjilencën për të identifikuar çdo variant të ri. Një numër i kombeve evropiane janë aktualisht nën bllokim ose kanë vendosur masa të rrepta Covid-19, duke përfshirë Britaninë, Italinë, Gjermaninë Zvicrën dhe Greqinë.