SHBA- Bordi i një shkolle në Kaliforni ka dhënë dorëheqjen pasi ofenduan prindërit e fëmijëve në një mbledhje online. BBC shkruan se bordi i shkollës nuk e dinin që kamerat e mbledhjes ishin të hapura dhe filluan të tallen.
“Ata duan të na zgjedhin sepse duan që kujdestarët e tyre të kthehen”, tha një anëtar.
“Shkolla është si kujdestare fëmijësh,” tha Presidentja e bordit, Lisa Brizendine.
“Është më e lehtë të fshihesh pas ekranit të tyre dhe të bësh një koment poshtë, por kur je ballë për ballë me njerëzit, është një lojë krejt ndryshe me top,” tha një tjetër anëtar.
“Uh-oh. Ne e kemi takimin të hapur për publikun tani,” tha një anëtare e bordit.
Pas këtyre komenteve, prindërut mblodhën më shumë se 7, 000 firma ku nënshkruan një peticion për dorëheqjen e tyre.