Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaroi se rreth 16 milionë njerëz në Ukrainë kanë nveojë për ndihmë humanitare.
Deklarata u dha këtë të enjte nga koordinatori rezident i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, Osnat Lubrani, shkruan CNN.
“Pothuajse 16 milionë njerëz në Ukrainë sot kanë nevojë për ndihmë humanitare, ujë, ushqim, shërbime shëndetësore, çati mbi kokë dhe mbrojtje. Këto shifra janë duke u rishikuar nga OKB”, tha Lusbrani gjatë një konference për shtyp.about:blank
Lubrani shtoi se të paktën gjashtë milionë njerëz deri më tani janë zhvendosur brenda vendit nga dhe 5.3 milionë të tjerë janë larguar jashtë Ukrainës që prej 24 shkurtit, kur filloi agresioni rus.