TURQI- Në Stamboll ndodhet Roman Abramovich, i cili javët e fundit ka marrë një rol të rëndësishëm në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Oligarku rus ka diskutuar para fillimit të raundit të ri të negociatave ruso-ukrainase me presidentin turk Tajip Erdogan dhe ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu.
Sipas Proto Thema, në Pallatin Dolma Bahçe në Stamboll nisën bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës. Dy delegacionet janë ulur përballë njëri-tjetrit në një tryezë të madhe.
Negociatat e para midis Rusisë dhe Ukrainës priten të jenë të vështira dhe nuk ka shumë pritje që ato të japin fryte.