Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka bërë raportin për kriminalitetin në vend, për vitin 2020.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se viti 2020 ka qenë një vit i vështirë edhe për shkak të pandemisë Covid.
“Viti që kaluar ishte mjaft i vështirë dhe krijoi probleme. Në 2020 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë”, tha Çela.
Ai gjithashtu shtoi se vjedhjet zënë numrin më të lartë të veprave penale.
“Synojmë uljen e ngarkesës së panevojshme për Prokuroritë duke trajtuar problemin që rëndon sot sistemin atë të mungesës për shkak të procesit të Vettingut”, u shpreh më tej ai.