TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj gjerman, Heiko Maas.
Ndërkohë, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Xhaçka ka thënë biseda e tyre ka qenë shumë optimiste për të ardhmen, ku është diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për Reformën në Drejtësi.
“Bisedë shumë e mirë me Heiko Mass. Mirënjohës për mbështetjen gjermane për IGC-në e parë. Zgjedhjet e 25 Prillit, një moment i ri për reformat e integrimit. Reforma në drejtësi e pandalshme.”– shkruan ajo.