• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘Omicron’ kërcënon Evropën, ekspertët: Po zbulohen variante të reja të këtij lloji, janë ngjitës

16/12/2021
in Botë
0
E rëndë/ Humb jetën nga COVID-19 një fëmijë 5 vjeç nga Saranda

Planeti ende po gumëzhin për llojin Omicron të coronavirusit. Mbretëria e Bashkuar regjistroi të hënën vdekjen e parë të një pacienti të infektuar me Omicron. Rastet në Danimarkë janë rritur, duke çuar në një numër rekord ditor të infeksioneve me coronavirus. Ekspertët thonë gjithashtu se tashmë janë duke u zbuluar variante të reja të Omicron, të cilat mund të jenë edhe më ngjitëse se lloji ekzistues.

Kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi dje se një person ka vdekur si pasojë e infektimit me variantin Omicron. Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid tha në parlament se Omicron do të bëhet varianti dominues në 48 orët e ardhshme.

Deri në fund të javës, Omicron do të bëhet dominant edhe në Danimarkë – Britania e Madhe dhe Danimarka ndryshojnë nga vendet e tjera në atë që kryejnë analiza të sofistikuara të sekuencës gjenetike, gjë që u mundësoi atyre të zbulojnë Omicron-in përpara vendeve të tjera. Statisticienët presin që Omicron të përfaqësojë shumicën e rasteve në Danimarkë deri të martën ose të mërkurën.

“Danimarka është lider këtu. Ne ishim një nga vendet e para që u hapëm, por vendet e tjera në Evropë do të përjetojnë të njëjtën gjë”, tha për Financial Times, Soren Reese Paludan, një profesor i biomjekësisë në Universitetin Aarhus. Pak para Krishtlindjeve, sipas kalendarit Gregorian, Omicron do të përfaqësojë shumicën e të gjitha rasteve në Norvegji, sipas qeverisë norvegjeze, e cila ka njoftuar një paketë masash për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.

Si Danimarka ashtu edhe Norvegjia presin që numri i të infektuarve rishtas të tejkalojë majat e mëparshme. Në Norvegji, epidemiologët kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa, ata mund të kenë deri në 90 mijë deri në 300 mijë të infektuar në ditë.

Frode Forland, një epidemiolog norvegjez, tha për Financial Times se ata prisnin rreth 500 pranime në spital në ditë, pothuajse dy herë më shumë se në valën e mëparshme. Ai pret rritje eksponenciale. “Është e pamundur të ndalosh. Strategjia e Norvegjisë është të përpiqet të zgjasë periudhën derisa infeksioni të shpërthejë”, thekson Forlan.

Si pasojë, Norvegjia së shpejti do të hyjë në një ndalim katër-javor: alkooli do të ndalohet në atë vend për katër javë ndërsa qeveria ka përfshirë ushtrinë për të ndihmuar në organizimin e vaksinimeve masive. Në anën tjetër, kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi se shkollat fillore do të mbyllen për shkak të llojit të ri të coronavirusit – Omicron – dhe se masat aktuale kufizuese do të zgjaten deri më 14 janar.

Shkollat do të mbyllen nga 20 dhjetori, pra një javë para fillimit të festave të Krishtlindjeve, sepse fëmijët, ndër të cilët shkalla e infektimit me COVID-19 është më e larta, mund të infektojnë anëtarët e moshuar të familjes.

Ekspertët raportojnë gjithashtu se tashmë po zbulohen variante të reja të Omicron, të cilat mund të jenë edhe më ngjitëse. Gjegjësisht, rreth 10 për qind e Omicron-ëve kanë mutacionin S: 346K, i cili tashmë është parë në variantet Mu dhe B.1.640.

Megjithatë, në gjithë këtë situatë, ka edhe shpresë. Pfizer kohët e fundit kreu një studim që tregon se jo të gjitha dozat e vaksinës janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur kundër Omicron.

Siç theksuan drejtuesit e kësaj kompanie, besohet se një dozë përforcuese e vaksinës Pfizer mund të sigurojë mbrojtjen e nevojshme kundër mutacioneve të reja.

Studimi është kryer edhe për pilulat e coronavirusit dhe rezultatet janë mjaft inkurajuese. Pilula COVID-19 e kompanisë zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89 për qind nëse u jepet të rriturve me rrezik të lartë brenda ditëve nga simptomat e para, tha kompania në një njoftim për shtyp të martën.

Pfizer shpreson se përfundimisht do të jetë në gjendje t’u ofrojë pilula njerëzve për përdorim në shtëpi, përpara se ata të shfaqin simptoma për shtrimin në spital. Paklovid kombinon një ilaç të ri antiviral të quajtur nirmatrelvir me një më të vjetër të quajtur ritonavir. Pas një muaji “ndjekjeje”, studimi gjeti pesë shtrime në spital dhe asnjë vdekje në mesin e 697 njerëzve që morën ilaçin në tre ditët e para pas fillimit të simptomave. Nga 682 që morën placebo, 44 ​​u shtruan në spital, përfshirë 9 që vdiqën. Të gjithë të rriturit në këtë studim ishin të pavaksinuar.

Nëse aplikohet në pesë ditët e para pas fillimit të simptomave, efikasiteti ishte i ngjashëm – 88 për qind. Studimi tregoi gjithashtu një reduktim afërsisht 10-fish të ngarkesës virale në krahasim me placebo.

Tags: botecovid 19varianti omicron
Previous Post

Kyçet me zinxhirë dera e PD në Shkodër/ Tentativë për të penguar referendumin e 18 dhjetorit

Next Post

Avokati i Thaçit kërkon nga Gjykata e Hagës mbylljen e hetimeve

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Avokati i Thaçit kërkon nga Gjykata e Hagës mbylljen e hetimeve

Avokati i Thaçit kërkon nga Gjykata e Hagës mbylljen e hetimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga çfarë keni frikë? Jeni aleatë?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.