TIRANË – Kryeministri Edi Rama priti dje në Tiranë Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për takimin e radhës së “Open Balkan”. Takimi i fundit i nismës së Ballkanit të Hapur u mbajt në Beograd, ku mbi të gjitha u diskutua për lehtësimin e procedurave doganore, që “produktet të mos prishen duke pritur disa ditë në kufi”.
Si pasojë e protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Berisha, agjenda e “Open Balkan”, që do të mbahej këtë të hënë dhe të martë do të përshtatet për mos të patur incidente me protestuesit që do të udhëhiqen nga Sali Berisha. Ndryshe nga takimet e shkuara, për arsye sigurie, udhëheqësit e tre vendeve nuk do të zhvillojnë një shëtitje në qytet siç ka ndodhur në Beograd, e Shkup,
Në këtë takim do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje:
1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal. Konkluzionet e këtij takimi të Open Balkan do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.
AXHENDA DATA 21 DHJETOR
09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)
09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
09.30 – Seancë Plenare
I pari që merr fjalën:
Kryeministri Edi Rama
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
Ines Muçostepa, Antoni Peshev,
10.30 – Pushim
10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur
11.30 – Ceremonia e nënshkrimit
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim Rajonal
Paneli:
Edi Rama, Prime Minister of the Republic of Albania
Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca
Presidenti serb, Aleksandar Vučić
Branislav Nedimović
Siniša Mali
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev
Dimitar Kovacevski
Trajan Dimkovski
Ines Muçostepa
Në seancë marrin pjesë edhe:
Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur
14.00 – Dreka zyrtare
16.00 – Nisja e delegacioneve