Mbi 80 punëtorë, kryesisht gra u kapën duke punuar në serën e kanabisit në Drenovicë të Beratit, e cila ndodhet mes dhjetëra të tjerave me perime. Burimet thanë se serat janë në pronësi të Xhimi Dylit, i cili i kishte dhënë ato me qira. Policia ka shoqëruar edhe kryeplakun, Sokol Kallmi pasi ky i fundit nuk kishte dhënë informacione mbi serat e kanabisit, ndërkohë janë arrestuar nëntë persona të armatosur që ruanin kanabisin.
Në total mësohet se janë 95 persona të shoqëruar. Në pamje shihen kamionët e ushtrisë që ngarkojnë kanabisin e sekuestruar që ishte mbjellë në sipërfaqen prej 2 hektarësh. Burime bëjnë të ditur se është sekuestruar 800 kg kanabis.
Janë zbardhur disa nga emrat e grave të cilat ishin të punësuara në serat me kanabis të zbuluara sot në Berat. Ato janë shoqëruar nga policia e Beratit, ndërsa brenda serës kishin përshtatur edhe ambiente për të fjetur dhe për t’u larë. Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeçe. Ndërkohë mësohet gjithashtu se kishte mbetur edhe një serë të cilën duhet ta përfundonin për tharjen e lëndës narkotike kanabis.
- Fatmira Zaja
- Dëshire Hoxha
- Honke Farruku
- Besnike Tartari
- Hajrie Dika
- Flora Kodheli
- Lumturie Toshi
- Diana Meta
- Mimoza Doku
- Sadie Gjana
- Fatmire Tota
- Mihane Marku
- Afërdita Cani
- Behije Hasa
- Rrushie Cuku
- Fatmire Marku
- Valentina Disha
- Elida Disha
- Lule Luka
- Rudije Halili
- Mirushe Bardholi
- Enkeleda Bardholi
- Bukurie Bardholi
- Vera Sala
- Nurie Hysenaj
- Shyrete Hysenaj
- Laureta Stafa
- Blerina Likmetaj
- Dashurie Sinaj
- Afërdita Hasa