Një operacion i madh antidrogë kundër shitjes së kokainës në “Palazzi” në Sant’Eusebio, Cinisello Balsamo në Milano dhe grupit të furnitorëve shqiptarë që e importuan drogën nga Holanda, është duke u zhvilluar nga Policia e Shtetit në Milano, e koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia, e cila po zbaton urdhrat për paraburgim ndaj 12 personave, lëshuar nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Milanos dhe po ushtron edhe kërkime të shumta.
Hetimet e Skuadrës Mobile të Milanos u koordinuan nga Antidroga në Itali me bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare të aktivizuar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor.
Qindra efektivë nga ekipet lëvizëse të Milanos, Foggia, Lodi dhe Pescara janë angazhuar si dhe ekipe nga Departamenti i Lëvizjes, Departamenti i Parandalimit të Krimit dhe një helikopter nga Departamenti i Fluturimit.