Presidenti Ilir Meta ka folur nga Vlora në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha pas urdhrit të SPAK. Meta tha se është me rendësi që çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, që të ndëshkohet.
“Nuk jam këtu për të zgjidh hallet që kanë delirantët, jam këtu për të zgjidh një tjetër hall, për të kontribuar në dhurimin e gjakut për talasemikët. Jam këtu për të mbrojtur Kushtetutën, zgjedhjet e lira dhe pluralizmin. Askush nuk mund të ankohet nga qeveria në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nuk e shpreh indinjimin e tij. Kjo është detyra ime, unë do ta bëj me bindje të plotë. Jua them këtu nga Vlora, në vendin e lirisë, të pavarësisë dhe sovranitetit. 25 prilli do të jetë dita e sovranitetit. Kush abuzon me detyrën të ndëshkohet.”