Policia ka zbritur në terren thuajse në gjithë bregdetin për të vepruar ndaj atyre që nuk po i përgjigjen ultimatumit të kryeministrit Rama për zaptimin e rërës së plazhit.
3 biznese pa leje janë evidentuar në Seman të Divjakës dhe janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.
Ndërkohë më parë Policiaka qenë edhe në Golem e Durrës ku dhe aty ka spastruar hapësirën bregdetare nga shezlongët e subjektet pa leje.