Grupi muzikor ‘Orchestra Kalush’ ka njoftuar se kupën e fituar në Eurosong Contest Song do ta nxjerrin në ankand.
Shuma e mbledhur nga ankandi do të shkoj si ndihmë për forcat e armatosura dhe për nevojat humanitare në vend.
Lajmin e bëri të ditur lideri i ‘Orchestra Kalush’, Mykola Kucheryavyi mbrëmjen e djeshme.
“Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën” ka thënë ai.
Menjëherë pas fitores ai deklaroi se ai do të shkonte të luftonte krah atdhetarëve të tij.