Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri të ditur se për të tretën javë me radhë numri i rasteve të reja me koronavirusin në mbarë botën ka shënuar rënie.
“Ka akoma shumë vende me numër në rritje të rasteve, por në nivel global kemi një lajm inkurajues. Kjo tregon se ky virus mund të kontrollohet, edhe me llojet e reja në qarkullim. Dhe kjo tregon se nëse vazhdojmë me të njëjtat masa të provuara të shëndetit publik, ne mund të parandalojmë infeksionet dhe të shpëtojmë jetë”, theksoi Ghebreyesus.
Universiteti i mjekësisë John Hopkins me qendër në SHBA njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 103 milionë, me mbi 2,23 milionë jetë të humbura dhe mbi 10,4 milionë pacientë të shëruar.