OSHEE njofton se nesër do të ketë stakim të energjisë elektrike në dy zona të Tiranës, saktësisht në rrugët ‘’Petraq Leka’’ dhe ‘’Llambi Bonata’’.
Sipas OSHEE, stakimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00, afërsisht për 5 orë pasi do të ketë një remont në një nga kabinat në Tiranë.
NJOFTIMI NGA OSHEE
Stakim, 6 janar
Për shkak të remontit të planifikuar në nje nga kabinat në Tiranë, nesër 6 janar gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:
Rruga “Petraq Leka”, rruga “Llambi Bonata”