• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pa shkurtim page, banka në Angli prezanton javën e punës me 4 ditë

24/11/2021
in Botë
0
Pa shkurtim page, banka në Angli prezanton javën e punës me 4 ditë

Banka online, Atom Bank, prezantoi javën e punës me katër ditë për 430 punonjësit e saj, duke mos shkurtuar pagën e tyre. Punonjësit punojnë tani 34 orë në katër ditë dhe do të marrin ose të hënën ose të premten pushim, ndërsa më parë punonin 37.5 orë në të gjithë javën.

Drejtuesi i saj, Mark Mullen, tha për BBC se u frymëzua nga pandemia – kjo do të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies dhe ruajtjen e personelit. Punonjësit, megjithatë, duhet të punojnë më shumë orë gjatë ditëve të punës.

“Para Covid, urtësia tradicionale ishte që duhet të bëje rrugë që të shkoje në punë, të uleshe në një tryezë gjithë ditën dhe të përsërisje procesin gjatë kthimit në shtëpi” – tha Mullen, i cili drejton Bankën në Durham që nga viti 2014. “Covid na tregoi se kjo nuk ishte e nevojshme… Mendoj se të punosh nga ora 9:00 – 5:00, nga e hëna në të premten, është një mënyrë e vjetër pune”.

Atom ishte një nga bankat e para inovative dixhitale në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo kishte 2.7 mld paund kredi në regjistrat e saj kontabël në vitin e fundit financiar. Kontratat e reja të punës hynë në fuqi më 1 nëntor, pasi një analizë zbuloi se ato nuk do të ndikonin në shërbimin ndaj klientit ose produktivitetin.

Z. Mullen tha se “formula e re” ishte vullnetare, por reflektonte gjerësisht preferencat e personelit të saj për një punë më fleksibël.

“Të gjithë pritet t’i përmbahen asaj. Unë nuk mund t’i dërgoj email-e stafit tim të premten, nuk mund të pres që ata t’u përgjigjen atyre” – shtoi ai.

Modelet e punës kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Në shekullin XIX, pjesa më e madhe e punonjësve britanikë punonin gjashtë ditë në javë, por në vitet ’30, Henry Ford, në SHBA dhe zinxhiri i farmacive Boots në Mbretërinë e Bashkuar bënë të famshme fundjavën me dy ditë, si një mënyrë për të rritur mirëqenien dhe produktivitetin.

Një studim në Islandë, i kryer te punonjësit e sektorit publik zbuloi se java e punës me katër ditë “ishte një sukses i jashtëzakonshëm” i cili ndikoi në reduktimin e stresit dhe burnout. Megjithatë, disa punëdhënës besojnë se kjo nuk është gjëja e duhur për t’u bërë.

Në 2019, fondacioni britanik për kërkimin shkencor Wellcome Trust hoqi dorë nga plani për të eksperimentuar një javë pune me katër ditë për 800 punonjësit e saj në selinë qendrore, duke thënë se kjo do të ishte “shumë komplekse në nivel operativ”. Vendimi ndoqi një studim prej tre muajsh i cili zbuloi se “ngjeshja” e punës nga e hëna në të enjte mund të ndikonte negativisht te mirëqenia e disa punonjësve dhe të shkatërronte produktivitetin.

Tags: banka britanikeBritani e Madhepuna 4 here ne jave
Previous Post

Messi: Sfidat me CR7 janë në histori, do të kthehem te Barça

Next Post

Pas komentit të prezantuesit për albumin e saj të ri, Adele ndërpret intervistën dhe del jashtë studios

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Pas komentit të prezantuesit për albumin e saj të ri, Adele ndërpret intervistën dhe del jashtë studios

Pas komentit të prezantuesit për albumin e saj të ri, Adele ndërpret intervistën dhe del jashtë studios

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.