Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka rrëzuar padinë e Grida Dumës ndaj Erion Veliajt për shpifje.
SPAK kërkoi pushimin e çështjes. Sipas prokurorit Behar Dibra, kryebashkiaku Veliaj nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes.
Gjykata është tërhequr për vendimin të cilin pritet ta bëjë publik më 13 dhjetor ora 15.30.