Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas thirrjes së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, që qytetarët shqiptarë të pajisen me karta identiteti sa më shpejt.
Bardhi shkruan në “Twitter” se pajisja me ID është akt patriotik për të larguar nga Shqipëria virusin “Rama”, që sipas tij, na ka shkatërruar ekonominë.
“Pajisja me ID është akt patriotik për të larguar nga Shqipëria virusin “Rama” që na ka shkatërruar ekonominë. Identifikimi biometrik është i domosdoshëm. T’i japim shpresë vendit! Pajisuni me ID! Bëhuni pjesë e ndryshimit!”, shkruan Bardhi.