• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘Paketa e despiunizimit’, PS kërkon ndryshime ligjore: S’ka më spiunë kryetarë partie apo në poste publike

21/10/2022
in Politikë
0
Presidenti i ri në dorë të mazhorancës, PS mbledh sot kryesinë

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend 2 propozime për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në ligjin e dekriminalizimit për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.  Në një prononcim për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i quan këto propozime si ‘paketa e despiunizimit’. 

“Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit  për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale. Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik.” , tha Balla.

Dy nismat tona ligjore konsistojnë në krijimin e shtratit ligjor për verifikimin e subjekteve pavarësisht nëse kanë ose jo një certifikatë të mëparshme pastërtie nën dritën e fakteve dhe të vërtetës si dhe për verifikimin e të gjitha subjekteve që zgjidhen apo emërohen në poste publike mbi pastërtinë e figurës së tyre.

Ndryshimi në ligjin ‘për dekriminalizimin’

Në relacionin shoqërues që vjen me ndryshimet ligjore, PS thotë se ndryshimet e kërkuara në ligjin ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, subjekt i ligjit që konsiderohet ndryshe si ‘ligji i dekriminalizimit’ do të jenë edhe  personat që rezultojnë se kanë qenë anëtar, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, në vijim edhe të ndryshimeve ligjore të djeshme. Nisma arashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike, nëse vërtetohet lidhja e tyre me shërbimet sekrete të regjimit të kaluar.

Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit që kryen subjekti dhe nëse rezulton i pavërtetë, përveç humbjes së të drejtës për të qenë pjesë posteve publike, personi ngarkohet dhe me përgjegjësi penale për deklarim të rremë. Këtij detyrimi ligjor do t’i nënshtrohen jo vetëm ata që duan në të ardhmen të jenë pjesë e funksioneve shtetërore, por edhe atyre që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një certifikatë pastërtie, Bezhani apo Mezini, pavarësisht nëse janë verifikuar më parë nga Autoriteti i Dosjeve apo jo.

Kjo nismë së bashku me parashikimet e reja ligjore në ligjin e autoritetit të dosjeve dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor për verifikimin  e listave të kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, plotësojnë mozaikun ligjor, duke krijuar premisat e duhura ligjore që anëtarët, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, strukturave sekrete dhe spiunët e atij regjimi të mos jenë më pjesë e posteve publike e të mos mbajnë më peng të ardhmen e vendit për interesa të ngushta vetjake e në kundërshtim me parimet e shoqërisë demokratike.  Harmonizimi i kuadrit ligjor në këtë fushë, parandalon përfshirjen e këtyre individëve në ato pozicione zyrtare për të cilat ka arsye për të besuar se subjekti do të përbënte rrezik të madh për të drejtat e njeriut ose demokracinë, si zyrtarë shtetërorë me përgjegjësi të konsiderueshme për krijimin ose zbatimin e politikave qeveritare mbi sigurinë e brendshme, ose në organet e zbatimit të ligjit, sigurisë dhe inteligjencës, gjyqësori dhe prokuroria.

Ndryshimi në ligjin ‘Për Partitë politike’

PS thotë se ndryshimi i parashikuar në ligjin për “Për partitë politike”, nismë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, vjen në vijim të nismave për despiunizimin e vendit dhe shkëputjen njëherë e mirë nga e shkuara e errët e një regjimi informativ sekret që shkaktoi drama për shumë familje shqiptare. Për t’u siguruar që historia të mos përsëritet dhe arritjen e paqes sociale si dhe për të respektuar viktimat e regjimit totalitar, duhet që anëtarët, bashkëpunëtorët sekretë të sistemit të mëparshëm të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimarrjes, i çfarëdo niveli qoftë ai.  Për këtë arsye nëpërmjet kësaj nisme, propozohet që të ndalohen personat me të shkuar me ish sigurimin e Shtetit që të zgjidhen kryetar në parti politike dhe nëse janë zgjedhur të shkarkohen.   Qenia e kryetarit të partisë politike, në kushtet ndaluese ligjore, parashikohet në projektligj si një nga rastet e ndalimit të regjistrimit të një partie.   Projektligji parashikon që verifikimi të kryhet përpara regjistrimit, ku organet themeluese i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin nëse kryetari i zgjedhur i partisë pëfshihet në ndalimet e parashikuara nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar”.  Vërtetimi negativ i lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është pjesë e dokumentave për regjistrimin e partisë. Këtij detyrimi ligjor do t’i nënshtrohen jo vetëm ata që duan në të ardhmen të jenë pjesë e funksioneve shtetërore, por edhe atyre që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një certifikatë pastërtie, Bezhani apo Mezini, pavarësisht nëse janë verifikuar më parë nga Autoriteti i Dosjeve apo jo. Kjo nisëm parashikon se, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar” i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi.

Tags: albanewsndryshimet ligjorepaketa e despiunizmitps
Previous Post

Meta i përgjigjet Ramës për ligjin e dosjeve: Do të shmangë vëmendjen nga vjedhjet

Next Post

Kim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Ju nxis të bëni punën duke zbatuar ligjin, SHBA do që qëndrojë krah jush

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Kim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Ju nxis të bëni punën duke zbatuar ligjin, SHBA do që qëndrojë krah jush

Kim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Ju nxis të bëni punën duke zbatuar ligjin, SHBA do që qëndrojë krah jush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.