• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Paloka- Bardhi negociata më shumë se një orë për daljen me kandidatë të përbashkët: Do vijojmë bisedimet

18/10/2022
in Politikë
0
Paloka- Bardhi negociata më shumë se një orë për daljen me kandidatë të përbashkët: Do vijojmë bisedimet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe i mandatuari i grupit të Alibeajt, Gazmend Bardhi janë takuar paraditen e sotme për më shumë se një orë në përpjekjen e parë për të bashkuar partinë dhe për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Takimi ka nisur pak pas orës 11 dhe përfundoi rreth orës 12.20 dhe u zhvillua në një prej lokaleve përballë Parlamentit.

I pari që u largua nga takimi ishte Gazmend Bardhi i cili interesimit të mediave iu përgjigj “vazhdojmë diskutimet”.

Ndërsa Paloka u shpreh se negociatat nuk kanë dështuar, “jemi duke diskutuar”.

Pak pas orës 11 mbërriti Edi Paloka, i cili i është drejtuar me ironi mediave të shumta që ishin të pranishme për të filmuar negociatat.

“Sikur t’i gjimoni dhe tenderave të qeverisë kaq sa po na ndiqni ne. Bravo ju qoftë”, iu drejtua Paloka gazetarëve. Pas tij, larg syrit të medias, në lokalin përballë Parlamentit shkoi edhe Bardhi.

Një ditë më parë Gazmend Bardhi foli në një intervistë në TVSH lidhur me negociatat e ditës së sotme dhe për faktin se nga grupi i Berishës është kërkuar që ata të tërheqin padinë në gjykatë.

“E kam thënë më parë, edhe zoti Berisha e tha, që ne hyjmë në këto negociata pa kushte. Nëse do të vendosim kushte dhe do të qendrojmë peng i konflikteve apo debateve, mendimeve të ndryshme që kemi patur gjatë këtij viti, e sigurtë është që  nuk do të gjejmë dot një rrugë që na bashkon, një rrugë që na siguron bashkëpunim të sinqertë të demokratëve në njësitë vendore për të qenë konkurues dhe për të fituar zgjedhjet. Zoti Berisha nuk ka vendosur kushte, nuk ka pranuar kushte, mesa ka pohuar publikisht. E njëjtë ka qenë edhe qasja jonë, nuk vendosim dhe nuk pranojmë kushte. E rëndësishme në këtë proces është që bisedimet të jenë të sinqerta, të kenë si qëllim vetëm mundësinë që demokratët të fitojnë zgjedhjet lokale, pa e ngatërruar me çështje të tjera që na ndajnë prej kohësh. Nuk ka ndodhur asgjë që secila palë të ndryshojë qendrim për çështje të caktuara”, u shpreh Bardhi.

Tags: albanewspaloka bardhipdZGJEDHJET LOKALE 2023
Previous Post

Sindikata-Ramës: Universitetet në gjendje kënetore! Bojkot mësimit gjatë gjithë ditës

Next Post

Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.