Tensionohet situata në Shkodër, ku protestuesit, shumica kryesisht të rinj janë futur brenda selisë së PS-së, ku kanë nisur të nxjerrin jashtë sende nga kjo godinë.
Pasi kanë thyer xhamet e kësaj godine, të rinjve s’ju ka dalë inati me kaq, ndërsa kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo dhe banderola të Partisë Socialiste.
Pasi i kanë nxjerrë jashtë godinës këto sende, mes tyre dhe podiumin e PS-së, të rinjtë kanë nisur që të thyejnë çdo gjë me shufra hekuri dhe më pas i kanë vënë flakën.
u desh ndërhyrja e FNSH-së dhe hedhja e gazit lotsjellës që protestuesit të shpërndaheshin.