TIRANË– Pamjet që vijnë nga banesa e dy motrave që u vranë nga Përparim (Tela) Ademi janë të frikshme. Dhe pse kanë kaluar pesë ditë nga vrasja e dy motrave, shtëpia e tyre ka ende njollat e gjakut, flokët e Zhaneta Metanit, si dhe gropat që janë krijuar në mur nga përplasja mes të rriturve.
‘Top Channel’ shkoi në vendin e krimit. Gazetarët u pritën nga djali i Zhanetës i cili me kokë ulur dhe me maskë ka rrëfyer momentin e tmerrit.
Pamjet që vijnë brenda banesës janë të rënda dhe pa komente të tepërta.