• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pandemia dëmton arsimin! Rritet përqindja e nxënësve që nuk marrin dot diplomën më 2021

06/08/2022
in Sociale
0
Mësim i kombinuar, prindërit vihen në vështirësi, drejtuesit e shkollave: Vendosim sipas situatës

Pandemia e ka ndikuar shumë negativisht sektorin e arsimit në vendi tonë, pasi të dhënat zyrtare tregojnë se numri i nxënësve të diplomuar në arsimin e mesëm ka pësuar ulje të ndjeshme.

Raporti Bruto i Diplomimit (GGR) që është numri i të diplomuarve, pavarësisht moshës në një nivel arsimi në raport me popullsinë e moshës tipike që diplomohet në atë nivel specifik.

Sipas të dhënave të INSTAT, GGR-ja arriti në 79.6 % nga 84.6% që ishte para pandemisë.

Kjo do të thotë se, vetëm 79.5% e 18 vjeçareve morën diplomë të shkollës së mesme më 2021 nga 84.6 për qind që morën diplomë në vitin 2019, para se të niste pandemia.

Në vitin shkollor 2020-21, përfunduan studimet në arsimin e mesëm dhe u diplomuan 31.136 nxënës, me një raport bruto të diplomimit (GGR) prej 79,6 %.

Përveç se, shumë nxënës që kanë vazhduar arsimin e mesëm nuk ka arritur të diplomohen rezultat në tërësi kanë pësuar rënie të dukshme. Kjo u pa edhe tek rezultatet e maturës shtetërore 2022 ku në të gjithë vendin u vlerësuan me note maksimale vetëm 4 nxënës. Gjithashtu në provimet e maturës 2021, në matematikë, vetëm 4 gjimnazistë morën notën 10 absolute nga 166 në vitin 2020.

Rezultatet patën rënie të ngjashme, si në provimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj. Mësuesit dhe ekspertët e arsimit thanë se rezultatet e dobëta janë pasojë e dëmit që pandemia ka krijuar në arsim.

Sektori i arsimit është përballur me pasoja edhe në vendet më të zhvilluara, edhe pse masat kufizuese ishin më të buta dhe infrastruktura arsimore dhe digjitale është më e fortë se në vendin tonë.

Brezi i maturantëve që u diplomua këtë vit ka kaluar një periudhë të gjatë të studimeve të mesme nën kufizime. Njohuritë e marra gjatë pandemisë u dëmtuan rëndë. Shumë nxënës e kishin të pamundur të ndiqnin mësimin online, pasi nuk kishin mjetet e duhura pohojnë mësuesit në shkollat e mesme të Tiranës.

Sakaq treguesit e financimeve për sektorin e arsimit u përkeqësuan më tej më 2021. Shpenzimet publike në sektorin e arsimit për vitin 2021 kanë qenë 58,4 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2020, shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj PBB kanë shënuar ulje me 0,2 pikë përqindje, ndërkohë shpenzimet publike në arsim shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,3 pikë përqindje./Monitor/

Tags: albanewsarsimipandemia
Previous Post

Tregtarët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve 5-10%

Next Post

17 profesionet më të paguara, sa paguhen dhe si arrihen

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
17 profesionet më të paguara, sa paguhen dhe si arrihen

17 profesionet më të paguara, sa paguhen dhe si arrihen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.