‘Zyrat’ në shtëpi dhe takimet në Zoom, mund të mbeten në fuqi edhe pas pandemisë, pasi qeveria duket se do t’u japë punonjësve të sistemit të administrimit më shumë zgjedhje se ku dhe kur ata punojnë. Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale pritet të shikojë shtrirjen e të drejtave ekzistuese fleksibël të punës.
Rregullat aktuale nënkuptojnë që punonjësit mund të kërkojnë ndryshime në modelet e punës dhe punëdhënësit duhet të merren me to në një “mënyrë të arsyeshme” brenda tre muajsh.
Ministrat Britanikë gjithashtu mund të zgjasin më tej skemën ekzistuese duke futur të drejtën për të kërkuar një punë fleksibël, që do të thotë që Britanikët mund të ndryshojnë orët e tyre kur u përshtaten atyre.
Kjo do t’u jepte mijëra punonjësve lirinë për të bërë takime gjatë ditës së punës dhe të kishin më shumë kontroll mbi axhendën e tyre.
Burime për The Times thanë se disa figura qeveritare duan ta bëjnë një të drejtë ligjore të punuarit nga shtëpia, si një mënyrë pune fleksibël përtej COVID-19.