Një sondazh i ri i fokusuar tek prioritetet e Parlamentit Evropian tregon se aktualisht qytetarët e Unionit janë të shqetësuar për shëndetin publik, varfërinë dhe ndryshimet e klimës.
Teksa pandemia vazhdon, 42 për qind e evropianëve deklarojnë se shëndeti publik duhet të jetë prioriteti kryesor. Sipas Eurobarometrit, qytetarët në Portugali janë të parët që e kërkojnë këtë, të ndjekur nga ata të Qipros dhe Spanjës. Ndërkohë, Itali renditet e katërta.
Luftimi i varfërisë dhe mirëqenies sociale është kritike nga 40 për qind e evropianëve, me Lituaninë, Hungarinë dhe Francën që janë më të shqetësuarat. Ndërsa kur bëhet fjalë për klimën, ajo konsiderohet prioritet nga 39% e evropianëve, sidomos nga qytetarët suedezë, holandezë dhe danezë.
Lufta kundër ndryshimeve të saj kërkohet më shumë nga të rinjtë evropianë. Ndërkohë, qëndrimi ndaj punës së Parlamentit Evropian mbetet stabël. 36 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht. Por në Francë nuk janë aq të prirur ta vlerësojnë PE-në. Vetëm 22 për qind kanë një mendim pozitiv për institucionin ligjbërës të BE-së.