• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pandemia vështirësoi kontrollin e të dënuarve në provë. Asnjë zgjidhje për byzylykët elektronikë

31/01/2022
in Sociale
0
Pandemia vështirësoi kontrollin e të dënuarve në provë. Asnjë zgjidhje për byzylykët elektronikë

Klaudio K. u dënua nga gjykata e Kurbinit me shërbim prove, pak kohë mbasi policia e kapi në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në orën 8 të mëngjesit, ndonëse temperaturat janë nën minus, i riu vrapon të kapë orarin që i kanë caktuar për tu paraqitur përpara specialistes së Shërbimit të Provës.

25 vjeçari rrëfehet për Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore se, si mbas vendimit të gjykatës ai i është bindur këtij detyrimi prej një viti.

“Po kthehesha nga Tirana, pasi isha në një festën e natës së Vitit të Ri me disa shokë, kur më ndaloi policia dhe më arrestuan pasi niveli i alkoolit e kisha shumë të lartë. Kisha pirë gjithë natën. Përveç se më arrestuan më hoqën edhe lejen e drejtimit”, tregon Klaudio që rezultoi se ishte mes shumë të prangosurve në datën 1 janar 2021.

Pikërisht mbas kësaj shkeljeje jeta e tij si emigrant i ligjshëm në Itali u komplikua. “Më mirë të më kishin dënuar me disa muaj burg, pasi unë jam me letra të rregullta në Itali dhe nëse nuk paraqitem në kohën e duhur për rinovimin e letrave, mund të më digjen. Por kam ikur disa herë në Itali edhe jam kthyer brenda 3-4 ditëve. Gjatë kohës së pandemisë e kisha më të vështirë sepse Italia ishte e mbyllur, por sapo janë liruar masat kam udhëtuar në Itali, sa për tu dukur”, e mbyll rrëfimin Klaudio i cili përpara se ti ndodhte kjo, punonte si mekanik në një fabrikë në Milano. Ndërkohë që tani është detyruar të punojë në një servis në Kurbin derisa të shlyejë dënimin e tij.

Si Klaudio në të gjithë vendin gjenden në shërbim prove ku përfshihet prezenca fizike apo dhe puna në interes publik, gati pesë mijë shtetas. Por gjatë pandemisë procedurat e paraqitjes përballë inspektorit u vështirësuan, duke qenë se nevojitej distancimi social. Vështirësia më e madhe u has për adoleshentët, që përfituan nga drejtësia miqësore dhe restauruese.

Në një raport të UNICEF me temën “COVID-19 dhe Fëmijët e Privuar nga Liria”, theksohet se duhen riparë gjithë paneli për shërbimin e provës për grupmoshat nën 18.

“T’i rishikojnë kërkesat e shërbimit të provës apo të mbikqyrjes për të miturit (sidomos takimet fizike), për të mundësuar distancimin fizik, kurdoherë që të jetë e mundur (p.sh: duke përdorur teknologjinë për takime apo mbikqyrje)”, theksohet në raportin e UNICEF.

Histori të njëjta, shërbim prove fiktiv

Nga vëzhgimi që kreu “Sinjalizo” u vërejt që Shërbimi i Provës, për ata të dënuar që paraqiten nëpër drejtoritë lokale ishte thjesht fiktiv sa për të hequr mungesën. E riskun që mos ta ndërgjegjësojë dhe restaurojë të dënuarin, u vërejt se qytetari vetëm sa tregonte kartën e identitetit dhe specialisti i drejtonte pyetje të thjeshta “çfarë ke bërë këto ditë”, “a je shoqëruar me persona në konflikte me ligjin?”. “Verifikimi i jetës së përditshme të të dënuarit në fakt duhet kryer nga ekspertët që duhet ta kontrollojnë befas të dënuarin dhe jo përshkrimi i rutinës, ti lihet atij në dorë për ta treguar-“,shpjegoi për “Sinjalizo” njëri nga gjyqtarët e kryeqytetit që ka vendosur shpesh dënime alternative.

Shumë kilometra larg Kurbinit, ndryshe nga Klaudio, Ernesti e ka orarin për tu paraqitur në orën 14:00 të pasdites pranë zyrës së Shërbimit të Provës në Tiranë.

“Sapo mbarova procedurën e zakonshme, u paraqita tek inspektori, firmosa letrat dhe tani do kthehem prapë në shtëpi”, shprehet Ernest T., të cilit Gjykata e Tiranës i caktoi si provë kryerjen e një kursi profesional, pasi u arrestua për vjedhje të biçikletave.

“Kam filluar të paraqitem në zyrat e shërbimit të provës që në qershor të vitit të kaluar, kur gjykata e Tiranës, vendosi ta pezullonte vendimin për ekzekutimin me burgim dhe më dha si vendim që të filloj edhe të ndjek kurs profesional, pasi unë kam mbaruar vetëm shkollën 9-vjeçare”, vazhdon më tej 22 vjeçari i cili thotë se po ndjek kursin si hidraulik në një institut privat për të rinjtë.

Në total nga të dhënat e grumbulluara nga “Sinjalizo” rezultojnë nën dënimet alternative rreth 5 mijë persona, për të cilët gjykatat kanë vendosur të pezullojnë vendimin e ekzekutimit me burgim dhe vënien në provë.

Bum dënimesh me vënien në provë

Fluksi më i madh u ndje gjatë 2020 kur sipas të dhënave zyrtare vetëm në vitin 2020, Gjykatat kanë dhënë këtë vendim për 4597 persona.Por edhe pse është një numër i lartë, ajo çfarë theksohet në një raport të Prokurorisë së Përgjithshme është fakti se kërkesat e prokurorëve kanë ardhur në ulje gjatë viteve të fundit.

“Nga të dhënat statistikore, vihet re, se në vitin 2020 ka një ulje prej 3,07 % të numrit të kërkesave të prokurorit për aplikimin e alternativës së dënimit me burg të parashikuar nga neni 59 i Kodit Penal “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë”, në vitin 2019 ka një ulje prej 4,51 % të numrit të kërkesave të prokurorit për aplikimin e alternativës së dënimit me burg të parashikuar nga neni 59 i Kodit Penal “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë”, në vitin 2018 ka një rritje prej 16,28 % të numrit të kërkesave të prokurorit për aplikimin e alternativës së dënimit me burg, në vitin 2017 ka një rritje prej 13 %, në vitin 2016 ka një ulje prej 1 % të numrit të kërkesave të prokurorit për aplikimin e alternativës së dënimit me burg të parashikuar nga neni 59 i Kodit Penal “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë” në krahasim me vitin 2015. Ndërkohë që edhe vendimet e gjykatës në vitin 2020 kanë pësuar ulje prej 4,53 % në krahasim me vitin 2019”, theksohet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Historia e një institucioni që jep shanse, por a rehabiliton?

Që prej fillimit të funksionimit të Shërbimit të Provës në vitin 2009 e deri në fund të vitit 2020, numri i personave të cilët janë vendosur me vendim gjykate në njërën prej alternativave të dënimit me burgim është 47874. Zyrtarisht thuhet se mbikqyrja e tyre realizohet mbi bazën e programeve individuale të trajtimit.

Kështu, vetëm gjatë vitit të fundit, numri i të dënuarve me dënime alternative që iu shtua numrit të të dënuarve që mbikqyreshin nga Shërbimi i Provës, deklarohet me një shifër prej 7528 personash. Këtë numër të lartë të shtetasve që përfitojnë nga toleranca e gjykatave për shkak të rrezikshmërisë së ulët shoqërore, sociologu Gëzim Tushi e shikon me rezervë.

“Ka nga ata që e pranojnë si “favor” që u bëhet për të shmangur intransigjencën e dënimit penal, por ka dhe njerëz që kanë “sqimë” nga fakti se shlyerja e dënimit përmes shërbimit të provës nuk bëhet në burg, por bëhet në komunitet. Ana publike e ballafaqimit të të dënuarit me publikun dhe komunitetin përbën shqetësim për disa. Por kjo është një kosto sociale që duhet pranuar dhe përballuar”, shrehet për “Sinjalizo”, Tushi.

Gjykatat pezullojnë dënimet

Sipas statistikave të Shërbimit të Provës, alternativa e dhënë më shpesh nga gjykatat është pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në periudhë prove e ndjekur nga puna në interes publik, lirimi me kusht, qëndrimi në shtëpi dhe në fund me më pak raste renditet gjysmëliria.

Ndërsa veprat penale që kanë kryer më së shumti personat të cilët u janë dhënë këto masa janë veprat penale si: vjedhja, drejtimi i automjetit në gjendje të parregullt, prodhimi dhe shitja e narkotikëve, vjedhja me dhunë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, plagosja e rëndë me dashje.

Mbikëqyrja elektronike që u aplikua së pari në 2013 prej katër vitesh vijon të jetë e bllokuar.

“Prej më shumë se katër vitesh, ne kemi mungesë të byzylykëve elektronikë, edhe për këtë kemi vënë në dijeni edhe Ministrinë e Drejtësisë. Procesi i vendosjes së byzylykëve  nuk bëhet prej katër vitesh nga zyrat vendore të Shërbimit të Provës dhe nuk ekzekutohet asnjë urdhër”, shprehet një burim pranë Shërbimit të Provës.

Edhe pse në vitin 2017 është bërë një tender nga Ministria e Drejtësisë me vlerë 1.4 milionë euro për 300 byzylykë elektronikë, problematika nuk është zgjidhur ende.

Nuk i besohet improvizimit

Sociologu Gëzim Tushi, thekson gjatë bisedës me “Sinjalizo” se sistemi i shërbimit të provës nuk i duhet lënë spontanitetit.

“Unë besoj se sistemi i provës është një risi në politikat penale që me siguri edhe pse mund të ketë dështime operative, të përkohshme është rruga e duhur për krijimin e kushteve të rehabilitimit përmes zbatimit të ligjit në forma më humane e komunitariste dhe për pasojë është tejet e leverdishme nga ana sociale për të krijuar kushte për ri-integrimin social të personit të dënuar me “shërbimin e provës”. Vetëm se kjo nuk i duhet lënë spontanitetit dhe nuk mund të zhvillohet pa një program të personalizuar në përputhje me veçoritë individuale dhe “historinë personale” të personit që kalon në shërbimin e provës”, shprehet sociologu Gëzim Tushi për “Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore”.

Shkroi: Klevis Paloka

Marrë nga ACQJ.al

Tags: acqjbyzylyket elektronikekontrolli i te denuarve provepandemiasherbim prove fiktiv
Previous Post

KLP shkarkon me kërkesë të ILD prokuroren Belina Zeneli

Next Post

Rinis çështja në Apel për Tahirin, Prokuroria kërkon 8 vite burg

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Rinis çështja në Apel për Tahirin, Prokuroria kërkon 8 vite burg

Rinis çështja në Apel për Tahirin, Prokuroria kërkon 8 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.