Sahatet e një pallati në Lezhë kanë marrë flakë gjatë natës për shkak të një shkëndije elektrike në paketën e tyre. Kabina e matësve elektrikë, e ndodhur brenda hyrjes së pallatit u përfshi nga flakët duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët, të cilët kanë dalë jashtë të alarmuar.
Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin në kohë të flakëve. Gjendja shfaqet e stabilizuar dhe nën kontroll, ku si pasojë e zjarrit raportohet vetëm për dëme materiale.