TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat se Putin ka nisur luftën e tretë botërore. Për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha se Rusia do të jetë ajo e cila do ta humbasë luftën.
‘Putin dhe Rusia nisën luftën e tretë botërore. Paqja mori fund me këtë agresion. Rusia filloi luftën e parë Botërore, se ajo nisi mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë. Rusia do ta humbasë këtë luftë, do të jetë një luftë tragjike. Shpreh solidaritet me Ukrainën dhe dënoj agresionin barbar rus të urdhëruar nga diktatori barbar Putin.‘- u shpreh Berisha.