Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike përjashtuar zonat malore ku herë pas-here do ketë kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga -2°C në 16°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 33 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.