Tiranë- Ligji për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor është botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë ditën e sotme.
Pa asnjë surprizë, Kuvendi i Shqipërisë e rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 13 kundër, ndërsa 1 deputet ka abstenuar, më 29 tetor.
Më herë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidenti Ilir Meta e ka dërguar Kodin e Ri në Komisionin e Venecias me qëllim që “të hedhë në erë zgjedhjet e 25 prillit”, kësisoj mazhoranca nuk priti mendimin e Komisionit të Venecias për ta ndryshuar.
Në ndryshimet në Kod mbetet në fuqi formula e kualicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.