Parlamenti ukrainas ka shpallur një ligj të ri që lejon shtetin të konfiskojë asetet që u përkasin njerëzve që mbështesin luftën e Rusisë.
“Kushdo që zbulohet se është mbështetës i luftimeve rrezikon të dërgohet në Gjykatën e Lartë Kundër Korrupsionit të Ukrainës, ku zyrtarët do të kërkojnë të rikuperojnë asetet e tyre në të ardhurat e shtetit”, thuhet në deklaratë.
Ekonomia e Ukrainës ka marrë një goditje gjatë konfliktit me Rusinë. Të premten, udhëheqësit e G7 ranë dakord t’i ofrojnë kombit të shkatërruar nga lufta 19.8 miliardë dollarë (15.7 miliardë £) ndihmë ekonomike për të siguruar që ai të vazhdojë të jetë në gjendje të mbrohet.
“Procedura e identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të personave të sanksionuar, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër mbështesin agresionin e pushtuesve kundër Ukrainës, do të lejojë rimbushjen e shpejtë dhe efektive të buxhetit të Ukrainës në kurriz të armiqve”, thuhet në deklaratë.