• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Partizani “fërkon duart”, nisin kontaktet me ish-mbrojtësin që u transferua në Turqi

16/08/2021
in Sport
0
Partizani “fërkon duart”, nisin kontaktet me ish-mbrojtësin që u transferua në Turqi

Partizani humbi pjesën dërrmuese të titullarëve të sezonit të shkuar dhe njëri prej tyre ishte edhe mbrojtësi Esin Hakaj, i cili u transferua në Ligën e Dytë turke te Samsunspori. Shkodrani ka qenë lojtari më i aktivizuar vjet me “demat”, ku bëri edhe një përparim të madh. Me trajnerin Daja, Esin Hakaj u rrit shumë në linjën e majtë, por aventura e tij e parë jashtë vendit duket se po ngec. Samsunspori, me ardhjen e stafit të ri teknik, nuk e ka në plane, pasi ka afruar alternativa të tjera.

Partizani po e monitoron me vëmendje situatën e ish-mbrojtësit dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet sërish te “demat”, duke e marrë në formë huazimi nga klubi turk ose duke e marrë përfundimisht, nëse Samsunspori e prish kontratën me 24-vjeçarin.

Në fund të qershorit Esin Hakaj firmosi kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon me Samsunsporin. Qëndrimi i mbrojtësit te klubi turk i ligës së dytë duket thuajse i pamundur, pasi këtë gjë dje e ka bërë të ditur edhe presidenti klubit, Yuksel Yilirim.

Presidenti i Samsunsporit ka deklaruar për mediat vendëse se është e vështirë që Esin Hakaj të qëndrojë te klubi i tij, gjithsesi fjalën përfundimtare e ka trajneri dhe më pas drejtuesit do të merren me mënyrën e sistemimit të shkodranit në ndonjë klub tjetër, ku ideja e huazimit është përfolur prej ditësh. “Esin Hakaj e ka të vështirë të qëndrojë, por kjo varet nga vendimi i trajnerit.

Ne duhet ta respektojmë mendimin e tij, pasi është ai që i stërvit për ditë lojtarët”, u shpreh dje presidenti i Samsunsporit për mediat turke.

“Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit e Partizanit janë vënë në lëvizje duke krijuar kontaktet e para me palën turke në mënyrë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për rikthimin e Esin Hakajt.

Tags: esin hakajpartizanisamsunsporSport
Previous Post

20 vite përpjekje që u shkatërruan në 1 ditë: Ç’po ndodh në Afganistan

Next Post

Zbrazen godinat, Qytet Studenti gati për të pritur afganët

Related Posts

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

28/01/2023
Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

17/01/2023
Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

14/01/2023
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

09/01/2023
Real Madrid gati ‘të thyejë’ merkaton, përgatit 1 miliard euro për Kylian Mbappe

Pas Botërorit, rikthehet futbolli europian

31/12/2022
Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

30/12/2022
Next Post
Zbrazen godinat, Qytet Studenti gati për të pritur afganët

Zbrazen godinat, Qytet Studenti gati për të pritur afganët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.