Jennifer Aniston i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit. Në një intervistë të dhënë së fundmi me “Access Hollywood”, ajo u pyet për ngjarjet më të preferuara gjatë jetës dhe përgjigja ishte e papritur për të gjithë. Aktorja përmendi ish-bashkëshortin, Brad Pitt, për të cilin tha se ishte fantastik.
Kujtojmë se aktori është përfshirë në një betejë ligjore me Angelina Jolie. Kjo e fundit ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.
Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.
“Kur akuzat për dhunë në familje u bënë publike, Jennifer telefonoi menjëherë Brad. Ajo dëshironte t’i bënte të ditur se do ishte pranë tij, nuk ka rëndësi se çfarë dhe i ka thënë se do të paraqitet në gjykatë nëse do të jetë e nevojshme. Brad është shkatërruar nga akuzat e Angelinas, ndjehet i humbur. Fjalët inkurajuese të Jennifer dhe mbështetja kanë ardhur në një kohë kaq të trazuar në jetën e tij”, ka thënë një burim për “Heat”.