NATO ka vendosur që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani duke nisur prej 1 majit. Në deklaratën zyrtare thuhet se në Afganistan nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, dhe brenda disa muajsh do të tërhiqen të gjitha forcat e misionit mbështetës të SHBA.
Për NATO, ky është një kapitull i ri pasi aleanca do të vijojë të mbështesë Afganistanin për një proces paqësor të udhëhequr nga vetë afganët.
Prej thuajse 20 vitesh trupat e NATO kanë qenë në Afganistan për të luftuar terrorizmin fill pas tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në kullat binjake të Nju Jorkut. Nga ana tjetër NATO garanton se ky nuk është fundi i marrëdhënieve të saj me Afganistanin.