Valbonë- Ky sezon në Valbonë kaloi në errësirë dhe pa turistë. Që prej 24 dhjetorit Valbona nuk ka pasur energji elektrike. Rreshjet e borës shkaktuan probleme tek transomatorët dhe telat përcjellës të energjisë elektrike duke e lënë zonën pa drita.
Kjo e la në errësirë totale Valbonën, duke larguar kështu edhe turistët e këtij sezoni.
Pas tre javësh, pikërisht mbrëmjen e kaluar Valbona u ndriçua nga energjia elektrike, duke kthyer kështu shpresën për rikthimin e turistëve në një nga pikat turistike më të preferuara për këtë sezon.