15 minuta ka zgjatur betimi në presidencë i kryeministrit Edi Rama dhe ekipit të tij për mandatin e tretë.
Ata dolën nga godina e kreut të shtetit dhe ndryshe nga sa e do tradita, nuk u përcollën nga Meta deri në dalje të saj.
Ata ecën në këmbë nga presidenca drejt kryeministrisë ndërsa dy herë u ndalën në semafor.
Ndryshe nga viti 2017, kur fotoja e parë e ekipit të qeverisë u shkrep jashtë dyerve të presidencës “Rama 3” e bëri “resme” e parë në shkallët e kryeministrisë duke u futur më pas në godinë. Më vonë gjatë orëve të ditës qeveria pritet të zhvillojë mbledhjen e parë zyrtare për këtë mandat.